Messi nuk paraqitet as në stërvitje te Barcelona

19:22 | 31 August 2020

Siç edhe pritej, Messi nuk paraqitet as në stërvitje.

Largimi i Lionel Messit nga Barcelona duket se është i paevitueshëm.

Ashtu siç edhe pritej, 33-vjeçari nuk është paraqitur në stërvitjen e parë të Ronald Koeman në Barcelonë, që duhet të mendojë të ndërtojë një skuadër dhe t’ia dalë pa gjashtë herë më të mirin në botë.
Ky veprim i fundit i Messit edhe njëherë konfirmon vendosmërinë e lojtarit për t’u larguar nga Barça, vendim që u bë i ditur javën e kaluar.

Raportohet se destinacioni i ardhshëm i Leos do të jetë Manchester City.

Barça ka nisur përgatitjet për sezonin 2020/21 dhe nga ora 17:30, nën urdhëratë e Keoman, për herë të parë do të stërvitin pjesa më e madhe e lojtarëve për t’u bërë gati për sezonin që pritet të jetë i gjatë dhe me debate, nëse Leo largohet.

Komento: