
Lionel Messi është i lirë të vendos për të ardhmen e tij.
Lionel Messi dhe Barcelona kanë zyrtarizuar “divorcin” gjatë ditës së djeshme pas kolapsit të bisedimeve për kontratën e re të argjentinasit.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Paris Saint Germain ka intensifikuar negociatat për nënshkrimin e Lionel Messit, transmeton lajmi.
Romano sugjeron që palët janë afër arritjes së një marrëveshje dhe nesër apo në ditët e ardhshme mund ta kemi një konfirmim nga “parisienët”.

Në fakt, PSG kishte filluar kontaktet me Messin qysh dje, ndërsa Manchester City është i qetë për momentin dhe nuk ka ndonjë bisedë ose kontakt me 34 vjeçarin.