Messi nuk rikthehet në Barcelonë: Po të ishte tek paratë do të shkoja në Arabi

22:58 | 07 June 2023

Tashmë është zyrtare.

Lionel Messi, karrierën do ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me skuadrën Inter Miami.

Messi tha se ëndërr e kishte kthimin tek Barca.

Ai tha se vendimin nuk e ka marrë duke u bazuar tek paratë.

“Nëse do të kishte qenë çështje parash, do të kisha shkuar në Arabi ose diku tjetër”, tha Messi.

“Pas asaj që ndodhi dy vite më parë, nuk doja të isha sërish në të njëjtën situatë, duke e lënë të ardhmen time në duart e dikujt tjetër. Doja të merrja vendimin tim, duke menduar për mua dhe familjen time”, theksoi argjentinasi.

“Kam marrë vendimin të luaj në Miami. Marrëveshjen nuk e kam finalizuar 100 përqind por vendimin e kam marrë tashmë”.

Fituesi i shtatëfishtë i “Topit të artë” ishte përfolur për një rikthim në Barcelonë.

Komento: