Leo Messi ja ka pa hajrin futbollit.
Ylli argjentinas Lionel Messi pritet të bëhet futbollisti i dytë që ka fituar një miliard dollarë gjatë karrierës.
Sipas revistës “Forbes”, fitimi i Messit do të mbërrijë një miliard dollarë nëse e përfundon sezoni 2020\2021 në Barcelonë, apo siguron një kontratë çfarë e ka te ndonjë klub tjetër.
Ai në vitin e fundit të kontratës aktuale me Barcelonën do të duhet të fitojë 92 milionë dollarë, shkruan “Forbes”.
Vetëm tre sportistë kanë arritur që gjatë karrierës aktive të fitojnë nga një miliard e më shumë dollarë.
I pari ishte golfisti Tiger Woods, që këtë e arriti më 2009, pas firmosjes së kontratës me “Nike”.
Më pas iu bashkua boksieri Floyd Mayweather më 2017. Ai të hyrat më të mëdha i siguroi nga të drejtat e transmetimit të meçeve të tij.
Vitin e kaluar, një miliard dollarë fitim në karrierë e arriti edhe ylli portugez i Juves, Cristiano Ronaldo. Ai 650 milionë dollarë i ka fituar nga marrëveshjet me klubet, kurse të tjerat nga sponsorizimi.
Michael Jordan është i pari nga skena sportive që arriti një miliard dollarë, por këtë e bëri pasi e mbylli karrierën si basketbollist në NBA. Pasurinë kryesisht e ka arritur duke bashkëpunuar me kompaninë “Nike”.