Messi do të dëshironte që Barcelona të shiste Ousmane Dembele përpara Philippe Coutinhos.
Coutinho aktualisht është shumë i lidhur me një largim nga Barcelona këtë verë, me Chelsean, Manchester United, Tottenham, Arsenal dhe Paris Saint Germain, që janë të interesuar për nënshkrimin e tij.
Ylli brazilian këtë sezon ka qenë i huazuar te Bayern Munich në Gjermani, por skuadra nga Bundesliga duket se nuk e ka ndërmend të shfrytëzojë të drejtën për transferim të përhershëm.
Sipas The Athletic, Barcelona mund të kthejë vendimin e tyre për të shitur Coutinhon në fund të sezonit, dhe Messi është i zemëruar nga mënyra se si klubi ka trajtuar ish mesfushorin e Liverpoolit.
Javëve të fundit është raportuar për rritjen e interesimit nga Chelsea, me Frank Lampard që dëshiron në skuadër Coutinhon.
27 vjeçari edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Premierligës, ku ka veshur fanellën e Liverpool.