Messi – PSG, Galtier zbulon çka po ndodh me të ardhmën e tij

19:22 | 17 March 2023

Christophe Galtier ka dhënë një përditësim mbi zgjatjen e mundshme të kontratës së Lionel Messit.

35-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Paris Saint-Germainin deri në verën e këtij viti.

“RMC Sport” raportoi së fundmi se një marrëveshje në parim mes palëve ishte arritur, por nuk ka ende dakordim për kohëzgjatjen e kontratës së re, si dhe pagën.

Messi dëshiron të rinovojë në kushte jo shumë të ndryshme nga ato të Kylian Mbappes, por PSG-ja thuhet se nuk është gati t’i “dorëzohet” të gjitha kërkesave të tij.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes ndaj Rennes, Galtier ka konfirmuar se bisedimet janë duke vazhduar në lidhje me të ardhmen e yllit argjentinas në kryeqytetin francez.

“E di që Leo, menaxhmenti dhe presidenti [Nasser Al Khelaifi] flasin shumë me njëri-tjetrin. Nëse ai do të qëndrojë, do të jetë sipas dëshirave të të gjitha palëve”, tha trajneri i parisienëve.

“Ai është i lumtur. Ai ka shënuar 18 gola dhe ka regjistruar 17 asistime. Ai ishte shumë shpesh vendimtar. Ai është një lojtar i rëndësishëm përmes sjelljes së tij në dhomën e zhveshjes”, shtoi Galtier.

E ardhmja e Messit shpeshherë është lidhur me një rikthim te Barcelona, si dhe me një transferim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Arabinë Saudite.

Komento: