Messi pritet të fillojë bisedimet për rinovim me PSG-në.
Lionel Messi pritet që të fillojë negociatat për rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germain.
Ylli argjentinas raportohet se nuk ka pranuar asnjë ofertë nga ekipi saudit, Al Hilal, përkundër thashethemeve të ditëve të fundit, transmeton Gazeta Express.
Eksperti i transferimeve raporton se Messi do të vendos për të ardhmen së shpejti.
Kampioni i botës me Argjentinën do të takohet me Paris Saint-Germain për zgjatjen e kontratës.