Messi rikthehet në stërvitje me PSG

16:50 | 08 Maj 2023

Leo Messi rikthehet në stërvitje me PSG.

Lionel Messi është rikthyer në seancën e rregullt stërvitore të PSG-së sot në mëngjes në ‘Camp des Loges’ – pasi kërkoi falje për deklaratën publike.

Situatë në mes Messit dhe gjigantit parisien u tensionua, pasi argjentinasi udhëtoi drejt Arabisë Saudite pa marrë leje nga klubi.

Më 30 prill PSG u mposhtë 3:1 nga Lorient dhe menjëherë pas atij takimi Leo shkoi drejt vendit saudit.

U raportua që Messi është dënuar me dy javë pezullim, por pas kërkim faljes së tij duket së gjërat kanë ndryshuar.

Situata duket më e qetë pas tensionit në udhëtimin saudit, por është ende e paqartë nëse Messi do të jetë i disponueshëm për ndeshjen kundër Ajaccio.

Komento: