Messi shënon gol të jashtëzakonshëm, ia kushton Maradonës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Messi shënon gol të jashtëzakonshëm, ia kushton Maradonës

16:21 | 29 Nëntor 2020

Messi shënon gol të jashtëzakonshëm dhe ia kushton Maradonës.

Barcelona e ka rritur në 4:0 epërsinë kundër Osasunës, në një ndeshje të La Ligës, e cila po zhvillohet momentalisht në Cam Nou.

Messi shënoi për 4:0 në minutën e 73-të.

Superylli argjentinas shënoi nga rreth 20 metra largësi duke e tundur rrjetën e portës së Osasunës me një goditje raketë.

Këtë gol, Messi ia kushtoi Diego Armando Maradonës, legjendës argjentinase i cili vdiq të mërkurën.

Komento: