Messi vjen me një paralajmërim befasues

15:49 | 17 Nëntor 2022

Lionel Messi paralajmëron pensionimin?

Ylli i Argjentinës dhe Paris Saint-Germain, Lionel Messi, ka lënë se ai mund t’i japë fund karrierës së tij si lojtar.
Messi tha se nuk mendon se do luajë edhe shumë, por edhe pas pensionimit ai do bëjë diçka që do ta lidh atë me futbollin.

“Unë e dua futbollin, më pëlqen ta luaj, e vetmja gjë që kam bërë gjatë gjithë jetës sime është të luaj futboll dhe jam i sigurt se çfarëdo që të bëj më pas do të lidhet me të, megjithëse nuk e di. çfarë. Nuk mendoj se do të luaj edhe shumë.”, tha Messi për ‘Conmebol’, përcjell lajmi.

Ikona e Barcelonës ka thënë se ëndërronte që karrierën ta mbyllte në futbollin argjentinas, por as kjo mund të mos ndodh për shkak se ka shumë gjëra me të cilat duhet të merret.

“Nuk e di, kaq shumë gjëra po ndodhin. Ishte një ëndërr që kam pasur gjithmonë si fëmijë, të mund të luaja në futbollin argjentinas se do të shkoja në fushë dhe doja të isha atje. Por sot varet nga shumë gjëra, unë kam familjen time, tre fëmijët, thjesht pata një ndryshim shumë të madh në jetë që ishte i vështirë për mua dhe gjithë familjen time. Tani e kam kapërcyer dhe ndihem spektakolar.”, tha Messi.

Ai do të përpiqet të shtojë një trofe të Kupës së Botës në kabinetin e tij. Argjentina përballet me Arabinë Saudite, Meksikën dhe Poloninë në Grupin C./Lajmi.net

Komento: