Lë Barcelonën, Messi ‘zyrtarizohet’ te Ballkani.
Lionel Messi i ka konfirmuar dje Barcelonës se do të largohet këtë verë nga ‘Camp Nou’.
Kjo ka bërë që trajneri i njohur nga Prishtina, Ismet Munishi, të ironizojë në rrjetet sociale, duke e zyrtarizuar Messin si futbollist të skuadrës që ai drejton, FC Ballkani.
Padyshim se kjo ishte vetëm një shaka çasti, por që është shpërndarë mjaft shumë në rrjetet sociale.