Mësuesit e një shkolle të mesme në Zveçan kanë një kërkesë specifike, kështu i përgjigjet KFOR-i

10:57 | 02 Qershor 2023

Mësuesit e një shkolle të mesme në Zveçan kanë një kërkesë specifike, kështu i përgjigjet KFOR-i.

Mësimdhënësit e Shkollës së Mesme Profesionale të Zveçanit i kanë kërkuar sot KFOR-it që t’i lejojë të hyjnë në ambientet e shkollës.

Mësimdhënësit kërkuan nga pjesëtarët e KFOR-it t’i lejojnë të hyjnë në vendet e tyre të punës për të marrë dokumente, sepse sot ata duhet t’u japin diploma nxënësve, shkruajnë mediet lokale serbe në veri.

Drejtori i shkollës Blazho Dragoviq i kërkoi KFOR-it që atyre t’u lejohet hyrja.

“Sot është dashur të ndajmë diplomat, por nuk kemi kushte për këtë, sepse jemi të zënë me tela me gjemba. Po mundohemi tani nëse komandanti i KFOR-it do të na lejojë të marrim të paktën disa dokumente në shkollë. Të shohim se çfarë përgjigje na japin dhe a do të na lënë të hyjmë”, tha Dragoviq.

Në ndërkohë, KFOR-i i lejoi mësimdhënësit të hyjnë në shkollë për të mbledhur dokumentet e nevojshme dhe të dalin menjëherë jashtë saj.

Komento: