Mësuesja përjetoi tmerrin nga nëna e nxënësit, vjen rrëfimi i burrit të mësueses

16:17 | 30 April 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në shkollën “7 Marsi” në Prishishtinë.

Familjarët e Vlora Paci- Neziri, e cila u godit me mjet të ftohtë, shprehen të tronditur lidhur me rastin dhe thonë se nëna e nxënësit që e goditi mësuesen ishte me probleme psikike.

Vlora Paci- Neziri sot është goditur nga një prind, pas një përleshje fizike, ndërkohë që gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Bashkëshorti i saj, Mehidin Neziri, shpreson që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Mjekët në QKUK thonë se gjendja shëndetësore e mësueses ka qenë e rëndë kur është sjellë për trajtim në këtë institucion shëndetësor.

Dafina Basholli, specialiste e mjekësisë emergjente, thotë se gjendja aktuale e saj shëndetësore është stabile.

Lidhur me rastin janë deklaruar edhe punëtorët teknikë, të cilët prapa kamerave kanë konfirmuar se personi që ka goditur mësuesen është nënë e një nxënësi me inicialet B.D. e moshës 38- vjeçare.

E Florije Mustafa, prind, thotë se është e shqetësuar lidhur me rastin dhe e ka të vështirë të dërgojë fëmijët e saj në këtë shkollë, pas këtij rasti.
Ndryshe, B.D. është prangosur nga policia e Kosovës, e cila pritet të fillojë hetimet lidhur me rastin që ka tronditur qytetarët.

Komento: