Mesut Ozil u largua nga Arsenali, Mustafi vjen me një mesazh prekës për të

14:37 | 18 Janar 2021

Mustafi vjen me një mesazh prekës për Ozilin, e përshëndet me shqiponjë.

Mesut Ozil është larguar nga Arsenali pas më shumë se 6 vitesh qëndrim në Londër.

Reprezentuesi gjerman ka arritur marrëveshje me ekipin turk Fenerbahçe.

Futbollisti shqiptar Shkodran Mustafi, bashkëlojtar me Ozilin për disa vite te Arsenali dhe te kombëtarja e Gjermanisë, është ka shkruar një mesazh prekës.

“Vëlla, ti asnjëherë nuk ke qenë egoist brenda dhe jashtë fushës, me të gjithë futbollisët që kam qenë në zhveshtoret ti ke qenë më i miri. Gjithmonë do të kujtohesh si mbreti i asistimeve. Fatkeqësisht si ekip nuk të kemi dalë në ndihmë kur ti më së shumti kishe nevojë. Gjitha të mirat” ka shkruar Mustafi.

Komento: