Finlanda dhe Suedia, po synojnë të jenë pjesë e NATO-s.
Presidenti në detyrë i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar sot protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Meta bëri të ditur se ka dekretuar ligjet për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë.
“Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finlandës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO. Jemi të bindur se anëtarësia e tyre do të ndikojë në forcimin e kontributit të përbashkët në këtë aleancë” thuhet në njoftimin e tij.
Në fillim të këtij muaji, 30 aleatët e NATO-s nënshkruan një protokoll pranimi për Finlandën dhe Suedinë sot për t’i lejuar ata të bashkohen me aleancën e armatosur bërthamore sapo parlamentet aleate të ratifikojnë vendimin.