Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj janë takuar sot në Lezhë.
Me këtë rast, Meta ka thënë se ishte kënaqësi të takohej me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, përcjell ORAinfo.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha sot në Lezhë me Kryeministrin e shtetit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj. Bashkimi i energjive më të mira pozitive ndihmon proceset stabilizuese e integruese në interes të përforcimit të perspektivës europiane të përbashkët. /ORAinfo/