Ilir Meta jep shpjegime.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Brdo-Brijun është një samit në të cilin ftohen liderët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimir dhe për këtë arsye është dashur të ftohet edhe presidenti i Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik.
Meta gjatë konferencës për media pas Samitit, ka folur edhe për raportet e ngrira midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ekziston vullneti për t’i zgjidhur problemet me dialog.
“Nuk jam shumë i sigurt për këtë koment tuajin. Por unë mund të them se atmosfera këtu në samitin Brdo-Brijun ka qenë mjaft pozitive dhe konstruktive”.
“Arritja e marrëveshjes së Prespës është historike, është arritur një marrëveshje e cila ka zgjidhur një ngërç 30 vjeçar”.
“Të gjithë do të donim që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të kishte përfunduar dje dhe jo sot ose nesër. Por duhet pasur parasysh edhe të kaluarën”.
“Por ajo që është pozitive gjatë këtij takimi është angazhimi i përbashkët për paqen dhe perspektiven europiane, si dhe vullnetin për t’i zgjidhur problemet me dialog”.
“Sa i përket ftesës së presidentit të Republikës Serbe në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, në Tiranë, ju e dini që samiti Brdo-Brijun është një samit ku ftohen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe natyrisht së ka qenë i ftuar edhe ai”.