Meta viziton Kalanë e Krujes, kjo është gjendja e saj pas tërmetit

15:02 | 06 December 2019

Tërmetit shkatërrues që e goditi Shqipërinë javën e kaluar nuk i ka shpëtuar as Kalaja e Krujës.

Ajo ka pësuar disa qarje të cilat mund të ndikojnë që një pjesë e Kalasë të shembet.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vizitoi këtë të premte Kalanë e Krujës e cila ka pësuar dëmtime nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Në një postim në “Facebook”, Meta ka postuar disa foto nga vizita e tij, ndërsa ka bërë të ditur se Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda.

“Vizitova sot Kalanë e Krujës, kurorën e krenarisë së trashëgimisë tonë kombëtare, të dëmtuar nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit. Veçanërisht Kulla e Kambanës dhe Teqeja e Dollmës, dy nga monumentet unike dhe mjaft të rëndësishme të Kalasë, kanë pësuar dëmtime shumë të rënda, për të cilat duhen marrë masa të menjëhershme për t’u riparuar dhe mbrojtur, për vetë simbolikën e fortë kulturore e kombëtare që përfaqësojnë. Puna e nisur duhet të ndiqet me përgjegjësi maksimale deri në fund!”, shkruan Meta./ A2 CNN

Komento: