Meteorologët paralajmërojnë: Borë edhe gjatë vikendit

08:59 | 18 Janar 2019

Moti me temperatura të ulëta dhe me reshje bore pritet të mbretërojë sot dhe gjatë ditëve të vikendit.

Gjatë ditës së sotme dhe në fundjavë nga Atlantiku do të depërtojë një vorbull ciklonike mbi Itali, ku në ditët e fundjavës do të shtojë vranësirat dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për reshje shiu dhe bore.

Nën kushtet meteorologjike që parashihen për ditët në vijim, me mundësi edhe për mjegull, vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të rriten në të pashëndetshme, e gjatë ditës kohë pas kohe mund të zbresin edhe rreth vlerave normale.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare, ndërsa maksimalet edhe mbi këto vlera.

Minimalet do të luhaten nga -8C deri në 0C, e maksimalet në ditët e ardhshme do të rriten deri në +6C, e në fundjavë do të zbresin lehtë në +3C.

Do të fryj erë e lehtë nga jugu-juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike, do të mbetet stabile, por mbi vlera normale.

Komento: