Meteorologët tregojnë çfarë moti do të kemi sot

08:11 | 06 Shkurt 2019

Sot në vendin tonë pritet të mbretërojë mot i vranët dhe me shi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të pësoj ulje, por duke i ruajtur vlerat e normales.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s.

Komento: