Meteorologu Rugova tregon dy rekordet që i shënoi bora e rënë në Prishtinë

08:56 | 03 Tetor 2025
Meteorologu Rugova tregon dy rekordet që i shënoi bora e rënë në Prishtinë

Meteorologu kosovar, Mendim Rugova, ka thënë se reshjet e borës në Prishtinë kanë shënuar rekord si për nga data e reshjeve, si për nga sasia.

Rugova ka treguar se trashësia e borës së rënë ka shkuar në 10 centimetra dhe se data 3 tetor është më e hershmja e shënuar.

Ai ka treguar se deri tani 7 tetori i 2017-ës ka qenë data më e hershme kur reshjet e borës kanë krijuar edhe shtresë prej 1 centimetër.

Komento: