Në dy ditët në vijim pritet të marrë mot i vranët dhe me shi, paralajmërojnë meterologët.
Siç njofton Prishtina Weather temperaturat maksimale gjatë së premtës dhe së shtunës do të jenë 27 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 7 gradë.
Parashikimi i detajuar:
12.07.2019 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite më vonë rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë. Erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.
13.07.2019 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu, e rreth viseve malore shtrëngata të izoluara me shi. Erë mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s. Indeksi UV: 7.