Metorologu i njohur tregon kur pritet të bien temperaturat në vendin tonë

13:39 | 03 Shtator 2026

Meteorologu Mendim Rugova, ka folur rreth parashikimit të motit për muajin shtator.

Përgjatë dy javëve të ardhshme, Rugova thekson se temperaturat do të shënojnë rënie.

Sa i përket muajit gusht, Rugova tha se temperaturat gjatë kësaj periudhe kaluan në rekord.

“Gjatë ditëve të ardhshme, pra dy javët e ardhshme temperaturat pak do të zbresin, mirëpo sërish kah Evropa është njëfarë kupole e nxehtësisë, që pritet të reflektohet pastaj në fundjavë. Sidomos ditën e shtunë po presim temperatura të larta, deri në 36 gradë në disa pjesë të vendit. Së paku deri kah mesi i javës së ardhshme po parashihet me pasë intervale me diell, temperaturat mbesin ende të larta dhe tek prej datës 10 apo 11 shtatorit, po parashihet që të kemi depërtimin e masave të ftohta ajrore, për këtë sezon vjeshtor, së paku temperaturat deri në 25-28 gradë”, tha ai në Klan Kosova.

Po ashtu, meteorologu tha se ka mundësi që viti 2027 të jetë edhe më i nxehtë se ky vit.

Komento: