Mevlani akuza Ledianës: Çojeni edhe këtë te Akademia e Arteve

19:38 | 15 Mars 2021

Mevlani ka bërë disa akuza ndaj Ledianës.

Vijon të ketë paqartësi në situatë ne krijuar mes Mevlanit, Ledianës dhe Antonelës, ndërsa kjo e fundit nuk ishte e pranishme në studio për arsye që nuk dihen.

Ndërkohë, Mevlani hodhi akuza ndaj Ledianës se ajo mund të jetë duke bërë lojë dhe se po kërkon të hedhë baltë mbi të.

“Çojeni edhe këtë te Akademia e Arteve se më duket se edh kjo po bën lojë. Se unë nuk po e kuptoj tani, më duket se Lediana kërkon të hedhë baltë mbi mua. Unë nuk dua të shoh më situatat të tilla, ku një femër të qajë në studio. Ti Lediana qan në studio për mua dhe në momentin që unë dola nga studio javën që shkoi, askush nuk u interesua se ku ika unë”, tha ai.

Komento: