Mevlyde Saraçi thotë se do ta padisë Flora Brovinën për shpifje

18:10 | 17 May 2019

Flora Borovina do të përballet me drejtësinë pasi deklaratës së dhënë sot pasi u intervistua nga prokuroria.

Në konferencës për media, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, deputetja Flora Brovina, ka thënë se Mevlyde Saraçi i ka dhënë zarfin në të cilën ndodhej fotografia të cilën e ka paraqitur dje në Kuvend.

“Personi që ma ka dhënë është aktivist për të drejtat e njeriut, ndërsa nënkryetarja e Komisionit ka qenë Mevlyde Saraçi që kemi punuar shumë bashkë. Këtë rast ajo ma ka sjellur zarfin dhe më ka thënë që kjo grua është 35 vjeçare, dhe e di rastin”, ka thënë Brovina sot gjatë ditës.

E për këtë deklaratë, deputetja Brovina do të përballet me padi për shpifje nga ish-deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi.

Ajo në një prononcim para mediave, ka bërë të ditur se do të padisë Flora Brovinën për shpifje, pasi sipas saj, ajo nuk e ka parë kurrë atë fotografi.

“Nuk e pranoj përcjelljen e fajësisë për një fotografi që nuk e kam parë kurrë. Sikur ta kisha ta atë fotografi do ta dërgoja në prokurori. Nuk e njoh fotografinë , nuk e njoh rastin. Unë jam e detyruar të ndërmarrë hapa. Do ta padisë për shpifje, kundër një ish deputeteje, një gruaje që ka punuar gjithë jetën për Kosovën, për të drejtat e njeriut. Ajo ka bërë një gabim të madh por nuk ka pasur nevojë që të përmend emra. Unë pres që të kërkoj falje, por pavarësisht nga ajo unë si individ do të ushtrojë padi”, ka thënë Saraçi.

Të hënën, Saraçi do të jep deklaratë edhe në Polici lidhur me fotografinë që Brovina e ka paraqitur para mediave, e për të cilën sot kërkoi falje duke thënë që “mund të jetë e falsifikuar”.

Komento: