Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për hapjen e vendkalimit kufitar Mirato-Llojan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mexhiti viziton Preshevën, me Sinanin flasin për hapjen e vendkalimit kufitar Mirato-Llojan

18:38 | 05 April 2025
mexhiti-viziton-presheven,-me-sinanin-flasin-per-hapjen-e-vendkalimit-kufitar-mirato-llojan

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin.

Sinani tha se me Mexhitin folën për rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimin ekonomik të zonës, me theks përfshirjen e investitorëve nga Maqedonia e Veriut.

“Diskutuam gjithashtu për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan, si një hap strategjik që do të lehtësonte qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe do të sillte përfitime konkrete për qytetarët tanë”.

“Në qendër të vëmendjes ishte edhe arsimimi universitar i të rinjve nga Lugina e Preshevës, ku u diskutuan mundësitë për mbështetje me bursa dhe akomodim për studentët që ndjekin studimet në Maqedoninë e Veriut”, shkroi Sinani

Më tej, ajo u shpreh se kjo zivitë rikonfirmon vullnetin e përbashkët për bashkëpunim afagjatë dhe përkushtimin për zhvillimin e ndërsjellë të të dy zonave

Komento:
loading