MF dhe KRU ‘Prishtina’ nënshkruajnë marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro

08:02 | 29 Dhjetor 2023
mf-dhe-kru-‘prishtina’-nenshkruajne-marreveshje-me-vlere-13.2-milione-euro

Sot do të nënshkruhet marrëveshja e nën-grantit në mes të Ministrisë së Financave, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” me vlerë 13.2 milionë euro për projektin “Klima e Përshtatshme për Zhvillimin Urban të Ujërave të Zeza – Prishtinë”.

Marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati, udhëheqësja e Sektorit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Ambasadën gjermane Vera Baumann, kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina” Arsim Fetahu.

Sipas njoftimit, ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në objektin e Qeverisë./Front Online

Komento: