MF-ja, marrëveshje me Fondin Saudit për Zhvillim për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

17:40 | 26 Korrik 2024
mf-ja,-marreveshje-me-fondin-saudit-per-zhvillim-per-rrugen-prishtine-mitrovice

Ministria e Financave ka njoftuar se do të nënshkruajë një marrëveshje financimi të rrugës Prishtinë-Mitrovicë me Fondin Saudit për Zhvillim.

Kjo marrëveshje do të nënshkruhet të hënën e javës së ardhshme (29 korrik).

“Ju ftojmë që të merrni pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ndërmjet Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit Saudit për Zhvillim”.

“Në këtë ceremoni do të jenë pjesëmarrës Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Z. Liburn Aliu dhe përfaqësuesit e Fondit Saudit për Zhvillim”.

“Ceremonia mbahet të hënën, më datë 29 korrik, nga ora 10:00 në Sallën P-38, Objekti i Qeverisë”, u tha në njoftimin e MF-së.

Komento: