MI-ja jep detaje: Nesër në orën 15:00 bllokohet për qarkullim udhëkryqi Gjakovë – Klinë

16:08 | 12 Shkurt 2025
mi-ja-jep-detaje:-neser-ne-oren-15:00-bllokohet-per-qarkullim-udhekryqi-gjakove-–-kline

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të bllokohet për qarkullim rruga Prishtinë – Pejë, në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9, Segmenti Kijevë – Dollc LOT-3, meqë do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë e rrugës.

Sipas njoftimit, thuhet se ndërprerja e qarkullimit të trafikut do të bëhet nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri të udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor 15.00 deri në pastrimin e rrugës”, thuhet në njoftim.

Komento: