Michelle Obama thotë se rrjetet sociale duhet ta bllokojnë Trumpin përgjithmonë.
Ish-zonja e parë e SHBA-së Michelle Obama përmes një deklarate në Tëitter rreth trazirave të djeshme në Kongres u ka bërë thirrje mediave sociale të bllokojnë presidentin Trump përgjithmonë nga platformat e tyre.
“Tani është koha që kompanitë e Silicon Valley të ndalojnë mundësimin e kësaj sjellje monstruoze – dhe të shkojnë edhe më larg sesa kanë bërë tashmë duke ndaluar vazhdimisht këtë njeri nga platformat e tyre”, tha ajo.
Deri më tani Trumpin e kanë bllokuar rrjetet sociale përkohësisht.