Michelle Obama: Rrjetet sociale duhet ta bllokojnë Trumpin përgjithmonë

23:04 | 07 Janar 2021

Michelle Obama thotë se rrjetet sociale duhet ta bllokojnë Trumpin përgjithmonë.

Ish-zonja e parë e SHBA-së Michelle Obama përmes një deklarate në Tëitter rreth trazirave të djeshme në Kongres u ka bërë thirrje mediave sociale të bllokojnë presidentin Trump përgjithmonë nga platformat e tyre.

“Tani është koha që kompanitë e Silicon Valley të ndalojnë mundësimin e kësaj sjellje monstruoze – dhe të shkojnë edhe më larg sesa kanë bërë tashmë duke ndaluar vazhdimisht këtë njeri nga platformat e tyre”, tha ajo.

Deri më tani Trumpin e kanë bllokuar rrjetet sociale përkohësisht.

Komento: