
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka dhënë një deklaratë interesante për ajrin në Shkup.
Ai e krahasoi Shkupin me Prishtinën, Vjenën, Beogradin e Lubjanën, si me ajrin më të pastër.
“Pse mos të jemi krenarë se të dielën, ajri në Shkup ishte më i #pastër se në #Vjenë? Që kemi 3,8% rritje të PBV-së, pas Danimarkës dhe Qipros”, ka thënë ai. /Gazeta Express