Mickoski për flamurin: Ne do t’i përgjigjemi çdo tentative për destabilizimin

16:38 | 29 November 2024
mickoski-per-flamurin:-ne-do-t’i-pergjigjemi-cdo-tentative-per-destabilizimin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka folur sot për incidentin e djeshëm ku u përdhos flamuri maqedonas në Shkup, në ditën e festimit të flamurit shqiptar.

“E dënoj fuqishëm, prapëseprapë paraqet një akt agresioni, diçka që ne paralajmëruam se do të ndodhte, se kjo lloj tentative përshkallëzimi për të krijuar tensione etnike është dhe do të jetë. Nëse mendoni se është një rast i izoluar, nuk është. Sepse ndërsa drejtësia i afrohet ngadalë kriminelëve, ata do të bëhen më nervozë, më të padurueshëm dhe e vetmja mënyrë për të mbrojtur krimin është kjo”.

Përgëzoj reagimin me kohë të MPB-së, Byrosë për Siguri Publike, SVR Shkup, pjesëtarëve të MPB-së që nuk lejuan përshkallëzimin, dhe reaguan në drejtim të arrestimit të personave që përdhosën flamurin kombëtar, ka shtuar më tutje ai./Gazeta10

Komento: