Miftaraj: Faleminderit Amerikë që kemi një Polici kaq profesionale

17:59 | 24 Shtator 2023
miftaraj:-faleminderit-amerike-qe-kemi-nje-polici-kaq-profesionale

Njohësi i drejtësisë, Ehat Miftaraj. pas zhvillimeve në veri dhe angazhimit të Policisë së Kosovës atje, ka falënderuar ShBA-në për trajnimin dhe specializimin e tyre.

Miftaraj ka shkruar se investimi afatgjatë i ShBA-së në Policinë e Kosovës po përkthehet në pun ë profesionale.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka njoftuar se deri më tash janë tre sulmues të vrarë pas shkëmbimit të zjarrit.

“Faleminderit Amerikë dhe ICITAP për trajnimin dhe specializimin e Policisë së Kosovës. Investimi afatgjatë i ShBA-së në Policinë e Kosovës po përkthehet me punë profesionale dhe rezultate konkrete në praktikë”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Komento: