Miftaraj: Kuvendi nuk u konstitua, një tjetër shkelje kushtetuese nga Kurti e Haxhiu

11:20 | 13 Shtator 2026
Miftaraj: Një presidente që shfrytëzon të gjitha privilegjet shtetërore nuk mund të mbrohet duke sulmuar median

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të konstituuar legjislativin pavarësisht se nuk është zgjedhur nënkryetari nga PDK-ja.

Ai tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sapo bëri shkelje të re kushtetuese, përmes Albulena Haxhiut, si kryetare e Kuvendit.

“Kuvendi nuk u konstituu. Albin Kurti permes Albulena Haxhiut vetem e thelloi krizen institucionale permes nje shkelje te re kushtetuese.”, ka shkruar Miftaraj.

Komento: