Miftaraj: Nëse gjyqtarët serbë nuk kthehen në punë, të gjitha rastet kthehen në pikën zero

09:18 | 10 November 2022

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se në rast se gjyqtarët serbë nuk kthehen në punë, të gjitha rastet kthehen në pikën zero.

“Nëse këta gjyqtarë nesër nuk kthehen në punë, ose nuk i kthehen sistemit, të gjitha ato lëndë, edhe nëse janë në fazën e fundit, do të thotë nëse është mbajtur shqyrtim gjyqësor për një vit apo dy vite dhe ka mbetur vetëm shpallja e vendimit, për shkak të ndërrimit të trupit gjykues, ato raste kthehen në pikën zero. Do të thotë krejt ajo që është punuar dy-tri vitet e fundit kthehet në pikën zero, rasti duhet të gjykohet nga fillimi”, tha Miftaraj të martën në “Tempus“.

Sipas tij, e njëjta pothuajse ndodh edhe në rastet civile dhe në ato të kundërvajtjes, e që te këto të fundit, Miftaraj thotë se parashkruhen brenda një viti.

“Kështu që nëse i kemi mbi 5-10 mijë raste të kundërvajtjeve, nëse për një vit nuk kthehen gjyqtarët, të gjitha ato raste parashkruhen dhe shteti në në njëfarë mënyre nuk mund t’i trajtojë ato raste”, tha Miftaraj.

Ai deklaroi se qytetarët nuk do të mund t’i marrin shërbimet që shteti me Kushtetutë dhe ligj është i obliguar t’ua ofrojë.

“Kështu që sa është fajtor presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, institucionet tona, aq janë fajtorë BE-ja dhe partnerë ndërkombëtarë, që po e përsëris që nëse nuk ka në prapavijë

Komento: