Miftaraj: S’ka nevojë për panik, shqetësim duhet të jetë vetëm koordinimi me SHBA-në

19:03 | 13 Shtator 2024
miftaraj:-s’ka-nevoje-per-panik,-shqetesim-duhet-te-jete-vetem-koordinimi-me-shba-ne

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas paralajmërimeve nga presidenti serb për “shpalljen e okupimit” të Kosovës.

Ai ka thënë se shqetësimi kryesor duhet të jetë koordinimi dhe reflektimi i raporteve me SHBA-në.

“Trima mos u shqetësoni nga kërcënimet apo kërkesat e Vuçiqit. Ska nevojë për panikë e as me tregu muskuj. Shqetësimi kryesor i Kosovës duhet të jetë koordinimi dhe reflektimi në mirëbesim të plotë i raporteve me SHBA, NATO dhe vendet e QUINT”.

Komento: