Miftaraj thotë se shoqëria civile dhe mediat janë nën llupën e Qeverisë

16:47 | 04 Gusht 2021

Deklarata e Albulena Haxhiut, Miftaraj thotë se shoqëria civile dhe mediat janë nën llupën e Qeverisë.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se shoqëria civile dhe mediat janë nën llupën e monitorimit dhe vëzhgimit nga qeveria. Reagimi i Miftarajt vjen pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u ankua se përgjimet e publikuara së fundmi nuk janë publikuar në masë të madhe nga mediat, e as nuk ka parë reagime nga shoqëria civile.

Sipas Haxhiut, në vend po ndodh skandal i madh që spo ka reflektim.

“Edhe përkundër faktit që kanë kaluar disa ditë (nga publikimi i përgjimeve), nuk kemi pa reagime shoqërore, nga mediat, nga shoqëria civile, janë të pakta mediumet që kanë publikuar përgjimet. Nuk po ndodh e njëjta siç ka ndodh me aferën Pronto, ku ka pas edhe protesta. Po ndodh skandal i madh që spo ka reflektim….Kam dalë me qëllimin që të thërras për përgjegjësi, për reagim shoqëror, nga shoqëria civile, mediat”, tha Haxhiu ndër të tjera në konferencën e thirrur për media.

Ndërsa, Miftaraj ka thënë se është mirë kur vetëm një pjesë e vogël e medias dhe shoqërisë civile bëhen argat të pushtetit.

Postimi i plotë i Ehat Miftaraj:

Shoqeria civile dhe mediat nen llupen e monitorimit dhe vezhgimit nga ekzekutivi!

Edhe kete dite e pritem!

Gjithsesi shume mire kur vetem nje pjese e vogel e medias dhe shoqerise civile behen argat te pushtetit.

Komento: