Miftaraj tregon se cilët janë ministrat më të dobët të qeverisë Kurti 2

19:00 | 11 Shtator 2022

Arsimi dhe shëndetësia kanë mbetur në mëshirë të fatit.

Probleme të shumta ndër vite ka patur në Shëndetësinë dhe Arsimin e Kosovës.

E dy vitet e fundit duket se janë edhe më të vështira. Pavarësisht sfidave të shumta me të cilat përballen qytetarët në Arsim dhe Shëndetësi, ministrat duket sikur janë në “gjumë”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nuk duket fare në Kosovë, apo duket thjeshtë rrallë herë për të prerë ndonjë shirit sa për hapjen e ndonjë ordinance.

E në tjetrën anë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci vazhdimisht deklaron se nuk ka zgjidhje për grevën në arsim, anipse fëmijët po e vuajnë këtë grevë tash e sa javë.

E lidhur me këtë Ehat Miftaraj ka pyetur se cilët janë ministrat më të dobët të Qeverisë Kurti II dhe pse pikërisht ministrja Nagavci dhe ministri Latifi.

Postimi i plotë:

Cilët janë ministrat më të dobët të qeverisë Kurti 2, dhe pse bash Nagavci dhe Latifi?

Arsimi dhe shëndetësia kanë mbet në mëshirën e fatit. Me rëndësi pagat dhe privilegjet i gëzojnë dy ministrat.

Komento: