Miftarja: Sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie

08:08 | 26 November 2024
miftarja:-sulmi-dhe-cenimi-i-dinjitetit-te-fahrie-hotit-eshte-fytyra-e-vertete-e-kesaj-qeverie

Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftarja, ka thënë se sulmi dhe cenimi i dinjitetit të Fahrie Hotit dhe grave të Krushës është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie,

Miftarja deklaratat e ministrit Peci ndaj Fahrie Hotit e ka cilësuar si sulm publik dhe cenim i dinjiteti

“Sulmi publik dhe cenimi i dinjitetit të Fahrije Hotit dhe grave të Krushës dhe mungesa e unazave elektronike janë fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”, ka shkruar Miftaraj.

Ai tutje tha se lufta dhe mbrojtja e grave kundër dhunën në familje kurrë nuk ka qenë prioritet i kësaj qeverie.

Komento: