Mihajlovic vuan nga një sëmundje serioze, nga sot tërhiqet edhe nga futbolli

10:05 | 13 Korrik 2019

Sipas asaj që është raportuar nga edicioni i sotëm i Corriere dello Sport, shefi i Bolonjës Sinisa Mihajlovic do të largohet nga roli i tij si trajner i Bolonjës, pasi u zbulua se ai po merret me një ‘sëmundje serioze’.

Raportet sugjerojnë se, pas testeve të fundit se ish lojtari i Lazios dhe Interit u informua nga mjekët se ai duhet të vazhdojë me ‘trajtim agresiv’, përcjell ORAinfo.

Ende është e paqartë se nga çfarë sëmundje saktësisht vuan trajneri serb.

Mihajlovic sot do të mbajë një konferencë për shtyp ose do të lëshojë një deklarat për media ku do të njoftojë për tërheqjen nga futbolli.

Mihajloviç kishte shpëtuar Bolonjën në fund të sezonit, duke i nxjerrë ata nga zjarri në një vend të respektuar në tabelën e ligës, duke ikur nga rënia dhe duke treguar shenja premtuese për sezonin e ardhshëm 2019/10.

Megjithatë, duket sikur klubi duhet të sjellë në një trajner të ri, të paktën në baza të përkohshme. /ORAinfo/

Komento: