Mihrija dhe Naimi i befasojnë të gjithë, nuk i lan radhë djalin të tyre, po martohen vet për herë të dytë

17:04 | 19 Dhjetor 2023

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një nga ciftet më të njohura në estradën shqiptare.

Së fundmi ata kanë qenë pjesë e emisionit Artistët Shqiptarë me rastin e dasmës së moderatores Adelina Hasani.

Ata kanë treguar se ata janë të angazhuar në projektet e vitit të ri si dhe kanë zbuluar se do të festojnë përvjetorin e martesës duke organizuar kështu një dasëm.

Mihrija dhe Naimi kanë bërë të ditur se kësaj radhe nuk kanë marrë ofertë për të qenë pjesë e Big Brother, duke theksuar se më heret vazhdimisht kanë pasur oferta por që i kanë refuzuar.

“Po martohemi unë dhe Naimi për herë të dytë”, Mihrije Braha befason me deklaraten.

Komento: