Mihrija do t”iu bëjë me lot, thurë fjalë të prekshme për nënën

18:40 | 10 March 2019

Ajo është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Mihrije Braha po vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur në mediat rozë.

Edhe pse ka shumë vite karrierë ajo është ende shumë aktive, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja e njohur krahas projekteve muzikore nuk i lë anash as rrjetet sociale në të cilat është mjaft prezente.

Kësaj radhe, Mihrija ka bërë një dedikim emocional për nënën.

“Lunturia është e arrnume me plagët e jetës, e dashnia mban emrin tand nanë” ishin fjalët që ka publikuar Mihrija.

Ndryshe, ajo prej kohësh nuk ka publikuar një këngë të re.

Komento: