Mihrija i bën konkurrencë rejës së saj, kështu e sfidon me linjat trupore në bikini

22:42 | 17 Korrik 2023

Mihrije Braha është ndër këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar.

Krahas muzikës, ajo vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Mihrija ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë këngë të re, mirëpo me postimet e saj gjithmonë e mbanë afër publikun e saj besnik, shkruan ORAinfo.

Muaj më parë ajo është bërë edhe vjehërr, pasi fejoi djalin e vetëm, Platorin, duke organizuar kështu një ftesë të madhe.

E tani kur po bëhet vjehërr, Mihrije Braha nuk po e ka ndërmend që të ‘plaket’.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet me rejën e saj pranë bregdetit.

Të veshura veç me bikini, Mihrija po i bën konkurrencë rejës së saj me linjat trupore.

Ato po duken si dy shoqe në këtë fotografi. /ORAinfo/

Komento: