Mihrija shpërthen ndaj komentuesve që shajnë e ofendojnë: Do t’i denoncojë edhe në polici

19:43 | 27 Nëntor 2022

Mihrije Braha shpërthen ndaj komentuesve që shajnë e ofendojnë, thotë se do t’i denoncojë edhe në polici.

Bëhet virale me çdo video që poston në “Tik-Tok”. Këngëtarja e njohur Mihrije Braha tash e sa kohë është shumë aktive në këtë aplikacion, ndonëse thotë se në fillim nuk i pëlqente.

“Hapni rrugë” është një nga videot më të klikuara e komentuara.

Kur jemi tek komentet, këngëtarja përballet me shumë sosh, madje ka edhe prej tyre që shkojnë deri në fyerje.

Këngëtarja në këtë pjesë ishte e ashpër. “Hor ju boj”, u shpreh ajo për komentuesit të cilët u paralajmëroj se mund edhe t’i paraqes në polici.

Komento: