Mijëra aplikacione pezullohen nga Facebook

09:55 | 21 September 2019

Facebook pezullon mijëra aplikacione.

Facebook ka pezulluar mijëra aplikacione pas një hetimi që u bë pas skandalit të të dhënave nga Cambridge Analytica.

“Aplikacionet e pezulluara ishin të lidhura me rreth 400 zhvillues, por jo të gjitha aplikacionet e pezulluara paraqisnin kërcënim për përdoruesit”- tha në deklaratë Facebook.

Kompania humbi shuma të mëdha parash si dhe u kërcënua nga falimenti si pasojë e skanadalit të të dhënave të Cambridge Analytica që u zbulua në 2018. Cambridge Analytica përdori të dhënat e shumë përdoruesve të Facebook pa lejen e tyre.

Firma e konsulencës politike dyshohet se ka përdorur këto të dhëna, të marra nga një kuiz personaliteti, duke synuar reklamat politike.

Komento: