Mijëra kopje të gazetës “Koha për Prishtinën” shpërndahen në lagjet e kryeqytetit

10:56 | 25 Gusht 2025
Mijëra kopje të gazetës “Koha për Prishtinën” shpërndahen në lagjet e kryeqytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka sjellë rikthimin e gazetës së shtypur në kryeqytet, shumë vite pas ndërprerjes së botimit të tyre.

Pas paralajmërimit të bërë dje në rrjetet sociale, sot mijëra qytetarë u zgjuan me gazetën “Koha për Prishtinën” në duart e tyre.

Gazeta do të botohet çdo javë dhe përmban shkrime autoriale nga Ismaili dhe ekspertë të fushave të ndryshme, ku trajtohen problemet e përditshme të qytetetarëve, potenciali i Prishtinës dhe zgjidhjet për një kryeqytet funksional.

Ashtu si gazetat klasike, “Koha për Prishtinën” sjell rubrika me nostalgji, si fjalëkryqi dhe karikaturat, duke e rikthyer traditën e leximit të shtypit të përjavshëm.

Kjo gazetë do të shpërndahet falas për qytetarët në të gjitha lagjet e kryeqytetit. Kjo nismë, sipas Ismailit, është një formë e re komunikimi dhe reflektimi, ku lidhja me qytetarët forcohet duke u ndalur te e kaluara, problemet e tashme dhe vizioni për të ardhmen e Prishtinës.

Versionin digjital të gazetës mund ta gjeni në:

Koha për Prishtinën

Komento: