Mijëra serbë dalin kundër pushtetit të Vuçiqit, ja ҫfarë po ndodh në Beograd

20:37 | 15 December 2018

Po vazhdojnë protestat kundër pushteti të Presidentit serb.

Derisa mediat serbe nuk po shkruajnë për këtë protestë masive që u zhvillua edhe ditë më parë, një kompani mediale serbe ‘Ricochet special’ ka publikuar një video direkt nga protesta.

Në këto pamje mund të shihni që kjo protestë është masive, ku sipas kësaj memdie janë 70 mijë qytetarë.

Serbët po protestojnë kundër dhunës se pushtetit serb të Presidentit Vuçiq.

Në protestë janë parë edhe forcat policore serbe të cilët po monitorojnë situatën.

Komento: