Shumë protestues janë quar kundër luftës, Ukrainë-Rusi.
Mbi 4300 persona janë vënë në pranga nga policia vetëm gjatë ditës së diel në të gjithë Rusinë, pasi kanë protestuar kundër luftës në Ukrainë.
OVD-Info, një grup i pavarur monitorues, ka dhënë këto shifra, raporton CNN, duke theksuar se mbi 4300 personat janë arrestuar në protestat e mbajtura në 56 qytete të Rusisë. Megjithatë, deri tani CNN nuk ka mundur të verifikojë këto shifra në mënyrë të pavarur.
Prej 11 ditësh, Rusia vijon bombardimet në pjesën më të madhe të Ukrainës, por ende nuk ka mundur të marrë kryeqytetin e Kievit, ndërsa me mijëra persona kanë mbetur të vrarë.
Të dielën, Putin zhvilloi një bisedë telefonike me Macron, ku i siguroi presidentit francez se ushtria që ai drejton nuk do të sulmojë centralet bërthamore.