Mijëra tonë lakra u shkuan dëm fermerëve nga Krusha e Madhe

21:48 | 30 July 2019

Fermerët e Krushës së Madhe i shkatërrojnë mijëra tonë lakra.

Hasan Selmanit nga Krusha e Madhe këtë vit i ka shkuar dëm puna për kultivimin e lakrës.

Rreth 15 ari të mbjella me lakër i janë dëmtuar pasi nuk po arrin t’i shesë ato.

Me të njëjtin problem po ballafaqohet edhe fermeri Hashim Duraku, raporton KTV.

Ai thotë se pavarësisht çmimit të ulët, perimet vendore nuk po kanë përkrahjen e duhur.

Përfaqësuesi i fshatit ankohet që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë asnjëherë nuk iu përgjigj kërkesave të fermerëve.

Televizioni gjatë ditës lidhur me këtë ka pyetur Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë por nuk ka marrë përgjigje.

Komento: